Wednesday , August 4 2021

Sot pritet të vazhdojë gjykimi i Zaevit

Sot në Gjykatën Themelore Shkupi 1 duhet që të mbahet seanca e parë për lëndën “Mitmarrja”, lëndë ku lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në rrolin e kryetarit të komunës së Strumicës është akuzuar se ka kërkuar mitmarrje nga një biznesmen i Strumicës për privatizimin e tokës.

Herën e fundit, gjykimi është anuluar për me 22 shtator për shkak të udhëtimit zyrtar të Zaevit.

Gjykatësja Dijana Gruevska-Ilievska atëherë informoi se me 12 shtator kanë pranuar njoftimin nga avokati i Zaevit se i njëjti do të mungoje pasi që është në një udhëtim zyrtar në Tiranë ku është duke marr pjesë në takimin për vëzhgimin e Kuvendit Parlamentar të Këshillit të Evropës.

Në seancë nuk mori pjesë as avokati i Zaevit, Filip Medarski, as dëshmitari Ivan Nikolov.

Sipas Prokurorisë, Zaev në rrolin e kryetarit të Strumicës, nga biznesmeni i Strumicës, Ivan Nikolov ka kërkuar mitmarrje prej 163.924 euro, gjegjësisht 2 euro për një metër katror tokë ndërtimore në Strumicë për të cilën Nikolov ka qenë i interesuar për ta privatizuar.

Sipas akuzës, gjysma e parave duhet që të jetë për Zaevin, ndërsa gjysma tjetër për ndërtimin e një kishe në Strumicë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *