Wednesday , July 28 2021

Sot pritet (mos)marrëveshja

Bisedimet midis partive politike duhet të vazhdojnë sot pasi dje sërish nuk është arritur marrëveshje, kështu u deklarua nga ambasadori i SHBA-së, Jess Baily dje pas përfundimit të takimit në Klubin e deputetëve, transmeton Fakte.

Bisedat për kompetencat e ministrit të PB-së dhe për qeverinë teknike, e cila do t’i zbatojë zgjedhjet, ka zgjatur dy orë pa arritur ndonjë marrëveshje. Megjithatë, pjesmarrësi nga BDI, deputeti Artan Grubi është shprehur optimist se gjatë ditës së sotshme marrëveshja do të arrihet.

Pjesmarrës në bisedime janë Nikolla Todorov nga OBRM-PDUKM, Radmilla Sheqerinska nga LSDM, Artan Grubi nga BDI dhe Imer Aliu nga PDSH./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *