Thursday , June 24 2021

Sot përfundon sesioni vjeshtor i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Shkup

Me sesionin ”Përmirësimi i menaxhimit me migrimin ndërkombëtarë mbi bazat e të drejtave të njeriut”, sot përfundon Sesioni vjeshtor i Asamblesë Parlamentare (AP) të OSBE-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë sesion do të flasin ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski dhe kryesuesi i Komitetit për migrim në AP të OSBE-së, Filipo Lombardi, e më pastaj do të vazhdojë debati.

Përndryshe, sesioni vjeshtor i AP-së të OSBE-së ka filluar pardje me Forumin mesdhetar dhe vazhdoi me konferencën parlamentare, me temë ”Forcimi i masave të ndërtimit të besimit dhe qeverisja e mirë në rajon e OSBE-së”./Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *