Saturday , June 19 2021

Sot në Prishtinë: Protestë gjithëpopullore për lirimin e Haradinajt

Sot në Prishtinë mbahet protestë gjithëpopullore kundër mbajtjes në Francë, peng politik, të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Protesta është thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), lider i së cilës parti është Haradinaj, ndërsa është përkrahur edhe nga partitë tjera opozitare dhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së.

Protesta mbahet në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë dhe fillon në ora 13:00.

Që nga ndalimi i Haradinajt më 4 janar nga policia franceze, në të gjitha qytetet shqiptare dhe në qytetet e mëdha evropiane, është protestuar për lirimin e ish kryeministrit Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *