Thursday , August 5 2021

Sot në Maqedoni do të shënohet dita ndërkombëtare e të drejtave të njeriut

Nën slloganin “Dil në mbrojtje të të drejtave të njeriut”, sot vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara do të shënojnë 10 Dhjetorin – Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shënimi i Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, mbahet çdo vit me aktivitete të ndryshme për ngritjen e vetëdijes për avancimin e të drejtave të njeriut.

Shoqatat maqedonase për të drejtat e njeriut do të shënojnë këtë ditë me projekte të ndryshme, “Forcimi i partneritetit shoqëror dhe institucioneve shtetërore për avancimin e të drejtave të njeriut”. Ky projekt është i financuar nga BE-ja, me mbështetje të European Instrument for Democracy and Human Rights./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *