Sunday , October 21 2018

Sot mbahet seancë gjyqësore për rastin “Monstra”

Në Gjykatën Penale të Shkupit, sot pritet të vazhdojë seanca gjyqësore për rastin “Monstra”, njofton Portalb.mk.

Ndryshe, seanca e fundit është shtyrë për shkak mungesës së të akuzuarit, Fejzi Aziri i cili është i sëmurë.

Rasti “Monstra” që nga muaji mars është në duar të Prokurorisë Speciale Publike. Prokurorja speciale, Katica Janeva tha se janë të përgatitur ta prezantojnë lëndën para gjykatës.

Vrasja te Liqeni i Smillkovës ka ndodhur më 12 prill 2012 ku u vranë djemtë Filip Sllavkovski, Aleksandar Nаqevski, Cvetanço Acеvski, Kire Tërpkovski dhe Borçe Stevkovski.

Për këtë vrasje të pesëfishtë u hap lëndë me emrin “Monstra” ku me dënim të përjetëshëm u dënuan Alil Demir, Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta,  ndërkaq Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri vazhdojnë edhe sot e kësaj dite të jenë të pakapshëm për autoritetet e rendit.

Gjykata Supreme në dhjetor të vitit të kaluar i liroi të akuzuarit  Agim Ismailoviq, Haki Azirin, Sami Lutën dhe Fejzi Azirin dhe u përcaktoi masë kujdesi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.