Thursday , January 21 2021

Sokoli në gjykatë, helikopterët mbi Shkup

Kompleksi gjyqësor në Shkup, mëngjesin e sotëm është në rrethim të forcave speciale policore dhe mbykëqyret nga një helikopter i policisë së Maqedonisë.

Sot në ora 11.00 vazhdon gjykimi i Grupit të Kumanovës ku bankën e të akuzuarve do të ulen 29 të akuzuar për “terrorizëm” dhe pjesëmarrje në 28 orë luftë në Lagjen e trimave në Kumanovë.

Ndryshe procesi gjyqësor ndaj grupit kosovar ka të bëjë me përleshjen që pati me policinë maqedonase me 9 maj të vitit 2015-të.

Bilanci i këtij incdenti ishte 8 polic të vrarë dhe 10 kosovarë humbën jetën nga grupi i armatosur. Më shumë se gjashtë muaj 29 personat të cilët iu dorëzuan policisë dhe qëndrojnë në paraburgim, sot për herë të parë dalim në gjykatë për të dëshmuar rastin, shkruan Zhurnal.

Ndërkohë, në gjykatën penale Shkupi 1 do të mbahet seancë publike ku pjestarët e grupit të armatosur do të japin dëshminë e tyre se pse kanë qenë të pranishëm në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *