SLLOVAKIA DHE HOLANDA DO TË DËRGOJNË NDIHMA PËR RAJONET E VËRSHUARA

Donacione nga Repubika e Sllovakisë dhe Republika e Holandës për të dëmtuarit në përmbytjet sot do të arrijnë në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Në pranim dorëzimin e donacioneve do të marrin pjesë përfaqësues nga Ambasadat dhe përfaqësues nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë.

Donacionet do të dorëzohen në qarkun në kazermën “Goce Delçev” në lagjen Aerodrom, ku ndodhen mjediset e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Në Republikën e Maqedonisë deri tani përmes Mekanizmit për Mbrojtje Civile arritën donacione nga Greqia, Austria, Çekia, Hungaria dhe Bullgaria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *