Sunday , February 28 2021

SKANDAL/Xhevat Ademi: “S’ka të keqe nëse prokurorët janë partiak” (foto)

Deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi është deklaruar në lidhje me emërimet e fundit të militantëve partiak në Prokurori, në Këshillin e Prokurorëve dhe në institucione tjera të cilat ndërkombëtarët po kërkojnë që të ndahen nga partia nē pushtet, shkruan Fakte. Ademi ka theksuar se për partinë e tij BDI  nuk ka asgjë kontestuese në zgjedhjen e Arbër Isakut për anëtarë të ri të Këshillit të prokurorëve publik.

Sipas dokumenteve zyrtare nga revizioni shtetëror, siç njoftoi Fakte, Isaku ka dhuruar 5 mijë euro, por edhe e ka paguar anëtarësinë e rregullt partiake për vitin 2015. Me emërimin e Isakut nëse po partizohet Këshilli i prokurorëve, përgjigje ka dhënë deputeti i BDI-së Xhevat Ademi.

Është e drejtë që një njeri të ketë përcaktim të caktuar partiak dhe askush askënd nuk mund ta pengoj të dhurojë për një subjekt të caktuar politik. Këtu nuk ka asgjë kontestuese, donacioni është sipas rregullave ligjore dhe është për vitin 2013. Arbër Isaku është zgjedhur nga Kuvendi që para disa muajve”, deklaroi deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi.

Ndryshe, Xhevat Ademi dhe Arbër Isaku janë edhe miq të afërt dhe llogariten si pjesë e njërit “klan” të BDI-së në Tetovë, që llogaritet se ka arritur të marrë më tepër pozita si në ekzekutiv, ashtu edhe nëpër institucione “të pavarura dhe profesionale”./FAKTE.Net

image-0-02-01-c13dda1d5033e7cbdf2ef9895bf997e8d3c4d72db8d32cc70bb0835afcd79d19-V

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *