Wednesday , January 27 2021

Skandali me “badinterin”, BDI kërkon tërheqjen e Todorovit

Siç raportoi Fakte më herët, mbrëmë ishte zbuluar një skandal në të cilin teksti i propozim ligjit për prokurorin special kishte ndryshuar “rrugës” për në kuvend. Marrëveshja që ishte arritur që prokurorët që do zgjidheshin do duhej të votoheshin me shumicë të dyfishtë ishte zhdukur në mënyrën më misterioze të mundshme.

Pas zbulimit të këtij skandali BDI këmbëngul në tërheqjen e Nikolla Dimitrovit nga grupi punues, duke harruar se Dimitrov as në ëndërr nuk do mund të bënte një gjë të tillë pa urdhër të partisë.

Edhe pse bëhet fjalë për proces tejet serioz, të ndihmuar dhe lehtësuar nga faktori ndërkombëtarë, skandalet që po përcjellin këto negociata po bëhen më se satirike. Posaçërisht nga prizmi i pjesmarrjes së partive politike në negociata.

FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *