Wednesday , March 3 2021

SKANDAL: Zv.Drejtori i policisë Dehari nga BDI, flet vetëm maqedonisht (video)

Me qëllim të rritjes së bashkëpunimit në këmbimin e të dhënave në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar, shërbimet policore të Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë kanë arritur marrëveshje që në kooperim të ndërsjellë të luftojnë këtë dukuri, transmeton Fakte.

Kjo pajtueshmëri është arritur sot në konferencën rajonale që po mbahet në Shkup në organizim të Byrosë për Siguri Publike të vendit, me ndërmjetësim të Misionit EULEKS në Kosovë.
Zëvendësdrejtori i Byrosë për Siguri Publike, Besir Deari, kuadër i BDI-së, para kolegëve shqiptarë si dhe para mediumeve në gjuhë shqipe është drejtuar duke lexuar një tekst të shkruar vetëm në gjuhën maqedonase.
Ai theksoi se terrorizmi dhe krimi i organizuar janë kërcënime të cilat prekin edhe Ballkanin dhe për këtë qëllim edhe në nivel operativ duhet të vendosen mekanizma efikase për këmbim të të dhënave kundër krimit të organizuar dhe kërcënimeve terroriste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *