Wednesday , February 24 2021

SKANDAL: Zhvishen lakuriq familjarët e “Grupit të Kumanovës” nga policia e burgut

Përpos keqtrajtimeve psikike dhe
fizike ndaj pjesëtarëve të “Grupit të Kumanovës”, nënçmimi dhe poshtërimi i organeve të rendit po ushtrohet edhe ndaj familjarëve të cilët shkojnë per
t’i vizituar në burg, transmeton Fakte. Familjarët e të arrestuarve në Lagjen e Trimave, qe kryesisht vijnë nga Kosova, gjatë seances së mbyllur që të hënën u mbajt në Gjykatën Penale të Shkupit, u ankuan se gardianët e burgjeve i zhveshin lakuriq
per t’i kontrolluar para se të futen në vizitë te të burgosurit. Nga ky trajtim i ulet përveç meshkujve, sic shprehen familjarët e revoltuar, nuk jane kursyer edhe femrat. Sipas dëshmive të cilat para gazetarëve i dha bashkëshortja e Genci Sefajt, ligjet e Maqedonise jane aq diskriminuese sa qe deri në thelb i zhveshin vizitorët në burgje. rtDisa prej familjarëve të të arrestuarve publikisht e kanë pohuar se gjatë vizitave zhvishen në tërësi. Kjo që ndodhë këtu
thjesht është një poshtërim, per shkak se nuk besoj se në botë ekziston një ligj i
tillë që në atë formë e cenon integritetin e një vizitori në burg, në këtë rast familjari. Mua personalisht deri me sot nuk me ka ndodhur, por familjarëve tjerë u ka ndodhur”, tha Dashurie Sefaj. Te indinjuar thellë nga deklarata e fundit e Ministrisë të Drejtësisë, Valdet
Xhaferi, i cili tha se nuk jane konfirmuar maltretimet ndaj të arrestuarve në
Lagjen e Trimave, Sefaj me tej theksoi se drejtpërdrejtë e ka njoftuar Ministrinë e
drejtësisë per dhunën ndaj burrit të saj. “Keqtrajtimi ndaj tij nuk ka qene vetem
psikik, por edhe flzik. Pas kësaj me të arritur në shtëpi e kam kontaktuar ministrin e Drejtësisë, Valdet Xhaferit, dhe i kam shpjeguar situatën në të cilën gjendet bashkëshorti im dhe shokët e tij. Ndërsa ai me tha se do të angazhohet dhe do ta verifikon lajmin se a eshte i vërtet dhe se do të ndërmerr edhe masa adekuate. Prej atëherë e deri me sot unë nuk kam vërejtur se ka ndërmarr diçka, përpos deklaratës që e ka dhënë se ai ka kërkuar llogari nga institucionet përgjegjëse”, shton Sefaj. Ndryshe, familjarët edhe gjatë ditës së hënë kanë zhvilluar një takim me ministrin e
Drejtësisë Xhaferi, i cili edhe njëherë u ka premtuar se do të angazhohet per zbardhjen e rasjteve ndaj per të cilët ankohen të burgosurit. Nga ana tjeter, avokati Naser Raufl, serish ka konfirmuar se maltretimet ndaj dy te burgosurve kanë vazhduar edhe gjatë seances së fundit, ndërsa gjykatësja nuk ka pranuar prolongimin e procesit gjyqësor dhe në këtë formë kanë vazhduar me leximin e deklaratave nga dëshmitarët e koduar./Koha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *