Edhepse deklarativisht partia shqiptare në qeveri, BDI, ka përkrahur punën e Prokurorisë Speciale, në praktikë po vazhdojnë bllokimet që në mënyrë të koordinuar me partnerin e tye VMRO-DPMNE-në po ia bëjnë këtij institucioni, shkruan Fakte. Sipas TV “Nova”, në pyetjen se si e komenton BDI kërkesën e Katica Janevës për ndryshim të ligjit për mbrojtje të dëshmitarëve, kooordinatori i grupit parlamentar të partisë së Ahmetin ka deklaruar:
“Prokurorja në asnjë rast nuk mund të kërkojë ndryshim të ligjeve, sepse nuk është kompetente për këtë. Mund të kërkojnë ata që janë kompetentë për këtë” – ka deklaruar Xhaferi.
Ndryshe, para disa kohe, kreu i kësaj partie, Ali Ahmeti ishte ftuar të japë dëshminë e tij para Prokurorisë Speciale në lidhje me rastet që kjo prokurori është duke i punuar./FAKTE.Net