Sunday , April 18 2021

SKANDAL: VMRO zbarkon në Shipkovicë. Turpi mbulon BDI-në

Nderohet me mirënjohje kreu i VMRO-se Nikolla Gruevski ne Shipkovice pasi sot mori meritat e dëgjimit të halleve të banorëve të këtij rajoni. Gruevski, që kur qishte kryeministër, ishte i pari që vizitoi banorët e prekur nga përmbytjet e një viti me pare, ndërkohë që prindi Afrim Ahmeti, i cili humbi dy fëmijët e tij në këto përmbytje, sot i dhuroi mirenjohje Gruevskit, transmeton Fakte.
Në këtë vizitë të Gruevskit, të gjitha kambanat e akuzave ranë sërish ndaj autoriteteve të Tetovës, pasi Gruevski u ul sërish me banorët per të dëgjuar
hallet, sidomos të atyre që ende nuk i kanë marrë dëmshpërblimet.
Gruevski: Si jeni?
Banori: Mire, ju si jeni? Une e kam pasur shtëpinë shumë të dëmtuar dhe nuk kam marrë ende asnjë gjë, asnjë kompensim…
Gruevski: Perse kështu?
Banori: unë po ju pyes juve.
Gruevski: Na i jepni të dhënat tuaja dhe do e rishikojme se çfarë është puna.
Кгеu i VMRO-së, pavarësisht se si kryetar partie, tha se Qeveria e ka përfunduar misionin e saj tashme, dhe se ngecjet janë vetëm per shkak te moskoordinimeve të pushtetit lokal.

“Nga ajo që kuptova, qeveria pagoi rreth 25 milion denare në dhjetor, në Byronë per ekspertizë gjyqësore. Pastaj na u tha se ka nevojë edhe per 8,5 milion denarë të tjerë, meqenëse ishte bërë një gabim nga ana e Byrosë per ekspertizë gjyqësore. Në korrik të këtij viti, edhe ato mjete i janë kaluar Komunës së Tetovës dhe ato sigurisht janë në proces e sipër apo duhet të paguhen shumë shpejtë, kështu që në atë aspekt sa jam i informuar nga ana e autoriteteve,
Qeveria e ka kryer punen e saj. Tani i ka mbetur pjesa e ngelur te kryen Komuna”, deklaroi Nikolla Gruevski, Kryetar i VMRO-se.
Banorët adresuan te Gruevski edhe një sërë shqetësimesh të tjera, sikurse rreziqet e paraqitjes se mundshme te nje situate të ngjashme me ate të një vit me pare.

“Ајо rruga atje lartë, është shembur e gjitha. Askush nuk ka ndërmarrë asnjë masë. Nuk është aspak mirë, plus njërit prej banorëve i ka rënë kulmi një ditë. “Unë tani nuk dua të shkoj në shtëpi, por nuk jam rehat aspak, mund të ndodhin vërshime përsëri dhe çfarë të bëjmë atëherë? Kam një lutje deri te ju, të hapet rrugа е përroit, kanali. Ju tutem, të paktën të hapeb ai kanali, ta kemi kanalin, nëse na vijnë nesër të reshura të mëdha .

Lidhur me te gjitha këto sanime që duhen bërë, është bërë analizë e tërësishme dhe një strategji nga ana e Ministrisë së Ambientit në të cilën ka qenë e përfshirë edhe UNDP-ja, kështu që per atjejanë parashikuar masa aFatshkurtra, ^ aFatmesme dhe afatgjate per tejkalimin e problemit. Ajo qe duhet bërë është të fillojnë punimet, projekti është gati, studimi është gati dhe është në Ministrinë tone dhe pret zbatimin”, deklaroi Bozhidar Strezovski, Sekretari Shtetëror në Minisrrinë e Mjedisit Jetësor.
Edhe per rrugët e pariparuara, Gruevski e la fajin te Komuna e Tetoves. Ekipi
kreut të VMRO-së kishte ardhur pa njoftim në Tetovë, dhe një gjë e tillë u vërtetua edhe nga mungesa e përfaqësuesve të komunë së Tetovës në këtë vizitë./AlsatM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *