Friday , February 26 2021

SKANDAL: Turqia legalizon pedofilinë!

Gjykata Kushtetuese turke ka vendosur që të anulojë një dispozitë që dënon të gjitha aktet seksuale ndaj fëmijëve nën moshën 15 vjeç, si abuzim seksual.

Gjykata Kushtetuese diskutoi çështjen në bazë të kërkesës nga gjykata e rrethit, e cili u ankua se ligji aktual nuk diskriminon grupmoshat në rastet e abuzimit seksual të fëmijëve dhe trajton një 14-vjeçar si të barabartë me të tjerët, raporton gazeta turke Hürriyet Daily News.

Gjykata lokale njoftoi se, ligji nuk parashikon pasoja juridike për “pëlqimin” e viktimave në rastet kur fëmija viktimë është nga 12 deri në 15 vjeç dhe është në gjendje për të kuptuar kuptimin e aktit seksual.

Me shtatë vota kundër gjashtë, Gjykata Kushtetuese u pajtua me gjykatën lokale dhe ka vendosur të anulojë dispozitën.

Vendimi do të hyjë në fuqi më 13 janar, 2017.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *