Friday , February 26 2021

SKANDAL: Turqia arreston 62 fëmijë, i akuzon për tradhëti kombëtare

Gazeta prestigjioze “The Telegraph” ka shkruar se Turqia ka arrestuar 62 fëmijë dhe i ka akuzuar ata për tradhti pas grusht shtetit të dështuar ushtarak.

Të rinjtë, të moshave 14-17, ishin nga shkolla ushtarake Kuleli, më e vjetra e llojit të saj në Stamboll.

Raportohet se ata janë burgosur dhe nuk po u lejohet të flasin as me prindërit e tyre, transmeton Fakte.

Familjarët e tyre thonë se para grusht shtetit fëmijët ishin ftuar në shkollë për një party, por ishin dalur në paradë me armë, të veshur në uniformë ushtarake dhe kishin bërë roje në kampusin e tyre, shkruan Telegraph.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *