Tuesday , January 19 2021

SKANDAL: Teuta Arifi po e shkatërron arsimin shqip në Tetovë (dokument)

Kryetarja e Komunës së Tetovës prof.dr. Teuta Arifi ka dhënë urdhër që gjimnazi i Tetovës “Kirili Pejçinoviç” mësimi të zhvillohet me tre turne, kur në të njëjtën kohë kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Velia punon në ndërtimin e shkollave që të mbahet mësimi në një turn, transmeton Fakte.

Skandali në Tetovës për shkatërrimin e gjimnazit të Tetovës “Kirili Pejçinoviç” është qëllimbërës sepse kjo shkollë ka qenë dikur e dyta në ish-Jugosllavi për nga cilësia e mësimdhënësve. Në fillim drejtori Namikqemal Mustafa i gjimnazit të Tetovës që është turkofon reduktojë klasat shqiptare dhe tani ai ka sjellë rreth 100 nxënës maqedonas.

Për t’ju krijuar komoditet nxënësve maqedonas kryetarja e komunës Teuta Arifi në bashkëpunim me drejtorin e gjimnazit Namikqemal Mustafa i nxjerrin në turnin e tretë rreth 400 nxënës shqiptar për të mësuar paradite 100 nxënës maqedonas të sjellë piratisht.

Skandali vazhdon edhe më tej ku orët e mësimit nuk do të mbahen 45 minuta aq sa e parashikon ligji për arsim në Maqedoni, por 30 minuta. Ky është njëri nga projektet e shumta antishqiptare që por realizon kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi në bashkëpunim me antishqiptarët turkfolës apo sllavofon.

Për fatin e keq intelektualët shqiptar, partitë politike, mediet po heshtin edhe për këtë skandal që ka si synim shkatërrimin e arsimit shqip në Maqedoni i cili është ngritur dhe ruajtur me aq fanatizëm nga breza të tërë./InfoPress

foto (5)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *