Wednesday , April 21 2021

SKANDAL: Talati propozon Ligj të VMRO-së, që as se ka lexuar

Koalicioni qeverisës ka shfrytëzuar mungesën e opozitës për të ndryshuar Ligjin për punë të brendshme me çka në themel ndryshon konfiguracionin strukturor të MPB-sëm shkruan Fakte. Sipas informacioneve nga Kuvendi, një ndër propozuesit e këtij Ligji, deputeti i BDI-së Talat Xhaferi, si dhe bashkëpartiakët e tij as që kanë qenë të vetëdijshëm për çfarë propozimi bëhet fjalë, pasi që partneri i tyre, VMRO-DPMNE në moment të fundit ka bërë ndryshime rrënjësore në Propozim ndryshimet e Ligjit.

Ndryshe, me këto ndryshime përveç zhbërjes së Forcave Qëndrore Policore, një pjesë e kompetencave të ministrit, mes tjerash edhe aplikimi i sistematizimit të ri dhe shpërndarja nëpër vende të punës pamundësohet pa pëlqimin e drejtorëve të DSK dhe BSP./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *