Wednesday , August 4 2021

Skandal: Talat Xhaferi “përkthen” emrin e Kryetarit të Preshevës në Албанија Арифи

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë ka realizuar një vizitë punë në Serbi, ku gjatëë ditës që kaloi ka vizituar edhe Luginën e Preshevës, shkruan Fakte. Mirëpo nga takimi me kreun e kësaj komune, Shqiprim Arifi, në profilin e tij zyrtar është paraqitur një njoftim sa qesharak aq edhe irritues. Ai ku “përkthyer” emrin e kryetarit të Preshevës në versionin maqedonas në “Албанија Арифи„. Pas plasjes së skandalit në opinion, është përmirësuar ky gabim dhe emri i Shqiprim Arifit është përkthyer ashtu si duhet, pra Шќиприм Арифи. Ja çka kishte shkruajtur Xhaferi në versionin e parë:

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, 
vizitoj komunën e Preshevës, ku dhe u prit nga Kryetari i Komunës, z. Shqipërim Arifi,

Претседателот на Собранието на Република Македонија, г. Талат Џафери,
Го посетив општина Прешево, каде што беше пречекан од градоначалникот, г. Албанија Арифи,

Ndërsa pas përmirësimit në Fb u paraqit ky tekst.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, 
vizitoj komunën e Preshevës, ku dhe u prit nga Kryetari i Komunës, z. Shqipërim Arifi,

Претседателот на Собранието на Република Македонија, г. Талат Џафери,
Го посетив општина Прешево, каде што беше пречекан од градоначалникот, г. Шќиприм Арифи

Ndryshimi lehtë mund të vërehet në “Edit History” tek rrjeti social./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *