Wednesday , June 23 2021

SKANDAL: Shikoni sa na urrejnë disa maqedonas (foto)

Urrejtja e një pjese të maqedonasve ndaj shqiptarëve ka marrë përmasa patologjike. Disa prej tyre nuk hezitojnë edhe publikishtë të fyejnë shqiptarët edhe kur ata janë të vdekur, bile e pësojnë dhe etiketohen si tradhtarë ata maqedonas human që solidarizohen me rastin e Almirit të vogël, të vrarë nga një monstër maqedonas në Kumanovë, shkruan Fakte. Rasti në fjalë mori jehonë të madhe tek shqiptarët, pasi pa asnjë pikë faji u shua jeta e posafilluar e Almirit të vogël.

Me të drejtë shqiptarët u pyetën: Ku janë bashkqytetarët e tyre që nuk solidarizohen? A i kanë fajet mediat që po e heshtin rastin, institucionet shtetërore që menaxhojnë mediumet apo diçka tjetër?

Ata të paktët që morën guximin të kërkojnë drejtësi për Almirin e vrarë barbarisht, etiketohen menjëherë nga tjerët se “po ua prishin pushimin për një shqiptarë të vrarë”, mbase mund të jenë edhe “të palës tjetër”.

Kështu është kur pushteti koalicionues ushqeu nacionalizëm mbi 10 vite, për të vjedhur qytetarët, duke nënçmuar shqiptarët./FAKTE.Net

image-0.02.01.369573c59749e02780dbc12031d2aaeff4bf56ba90bead7e43898d827af0049f-V

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *