SKANDAL: Sekrataresha e “naçallnikut” rafale automatiku në dasmen e saj

Skandalet nuk kanë të ndalur në vendin tonë. Së fundmi janë shfaqur fotografi të një nuse që shkrep rafale automatiku në dasmën e saj, transmeton Fakte. Bëhet fjalë për të punësuar në SPB Manastir”, thonë nga LSDM duke shtuar se në foto që po i shihni është Marija Rostovska Kaleshovska, e cila jo që vetëm është fotografuar me automatikë, por edhe me ndihmën e babait të saj ajo dhe ka gjuajtur.

Sipas informatave të LSDM-së, e punësuara që shihet me automatik në dorë është tani e punësuar, ndërkaq para një periudhë të shkurtër ka marrë edhe vendim për punë në SPB Manastir, menjëherë pas mbarimit të shkollës ekonomike.

Babai i nuses i cili i ndihmon që të gjuajë me armë, është njëri ndër koordinatorët e VMRO – DPMNE-së për rajonin e Manastirit dhe është bashkëpunëtor i afërt i Nikolla Gruevskit.

“Dasma e të punësuar në MPB, e cila gjuan me armë të policisë dhe ushtrisë ka ndodhur muajin e kaluar. Kërkojmë nga MPB dhe SPB Manastir që të sqarohet se nga e ka gjetur armën e punësuara në polici”, shtojnë nga LSDM.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *