Thursday , February 25 2021

SKANDAL: Qeveria VMRO-BDI në aksion, vendosen përmendore të reja!

Qeveria VMRO-BDI vazhdon me avazin e vjetër. Edhe përkundër faktit se banorët e Hasanbegut por edhe të vendeve për rreth po mundohen t’i mbijetojnë katastrofës natyrale dhe të gjitha shtetet po mundohen të ndihmojnë, duket se Gruevski dhe Ahmeti kanë vetëm brengën e përmendoreve dhe larjes së parave nëpërmjet falsifikimit të historisë, shkruan Fakte. Qeveria pa fije turpi edhe sot ka vazhduar vendosjen e skulpturave, pjesë e projektit famkeq “Skopje 2014”.

Dje u vendosën dy përmendore në shesh, ndërsa sot vazhdon vendosja e më shumë skulpturave që do “begatojnë” fasadën barok të objektit të Ministrisë për transport dhe lidhje në hyrje të çarshisë së vjetër./FAKTE.Net

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *