Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, sot do t`i dekoroj katër individ, përfaqësues të diasporës maqedonase, me Medalje për shërbim ndaj Maqedonisë , transmeton Fakte.
Me medalje për shërbime për Maqedoninë do të dekorohen, Ivan Trposki nga Australia, Kiril Hristovski nga SHBA-të, Liljana Stoilkovska-Andonovska nga Mbretëria e Suedisë dhe Borce Velickovski nga Republika e Serbisë.
Në këtë mënyrë, presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, harron mërgatën shqiptare e cila në çdo sezon ekonomisë dhe buxhetit të Republikës së Maqedonisë i sjell miliona euro të hyra.