Sunday , January 24 2021

SKANDAL: Pas Shkupit, USHT mbyllet edhe në Kumanovë

Përveç në Shkup, USHT në mënyrë tinëzore ka mbyllur edhe programet studimire në Kumanovë, duke lënë në rrugë të gjithë studentët ngs Kumanova dhe rajoni.

Shkaqet per pauzimin e fakulteteve te disperzuara të UT-së në Shkup dhe Kumanovë janë per shkak të rritjes se cilësisë dhe mënjanimit të shumë lëshimeve që kanë dale në sipërfaqe me fakultetet e disperzuara, transmeton Fakte. Kështu arsyetohen nga UT-ja duke pranuar se bëhet fjalë per mungesë cilësie
dhe lëshime të shumta.

Periudha e pauzimit të këtyre fakulteteve do të jetë një moment reflektimi dhe analizimi se a duhet të vazhdojë me tej kjo praktike apo duhet mbyllur.
Lidhur me studentët e vitit te dyte, trete dhe të katërt te cilet ndjekin aktualisht studimet në Shkup, Kumanovë apo Kërçovë, nëse përbëjnë numër të vogël brenda një program studimor, rrezikohet qe i njejti program te mbyllet ndersa studentët të transferohen në Tetovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *