Sunday , April 18 2021

SKANDAL: Nuhiu pranon se janë pranuar më pak se 11% shqiptarë në konkursin e fundit

Përfaqësimi adekuat në Ministrinë e Punëve të Brendshme vazhdon të jetë temë debati se a është plotësuar ky obligim që buron nga Marrëveshja e Ohrit. Kjo ndërlidhet edhe me konkurset e fundit që i ka shpallur MPB, transmeton Fakte.

TV21 siguroi dokumente nga konkursi i parafundit me të cilat konfirmohet se nga 654 policët që përfunduan trajnimin për konkursin e parafundit, vetëm 72 nuk janë maqedonas.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, nuk mohon këto dokumente, por nuk dëshiron të përgjigjet për diçka që ka ndodhur para se ai të vjen në këtë pozitë.

“Unë nuk dua të komentoj konkurset paraprake të cilat kanë qenë në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Do të dua të saktësoj për televizionit tuaj, se në konkursin e fundit që ka qenë para disa muajsh në Ministrinë e Punëve të Brendshme, 25% prej kandidatëve të pranuar janë shqiptar”, u shpreh Agim Nuhiu, Zëvendësministër i MPB.

Sipas dokumentit zyrtar që siguroi TV21, vetëm 11 % të kandidatëve i përkasin etniteteve tjera, si shqiptar, turq, boshnjak e romë.

Sipas deklaratës së Nuhiut, shqiptarët janë më pak të përfaqësuar në Drejtorinë për Zbulim dhe Kundërzbulim, me vetëm 12%, kurse me 30% janë të përfaqësuar në sektorin për shërbime administrative.

“Në shërbimet administrative civili në MPB përfaqësimi i shqiptarëve është diku 30%, në Biron për Siguri Publike përfaqësimi i shqiptarëve është diku rreth 20%, ndërkaq në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim përfaqësimi i shqiptarëve është diku rreth 12%”, shtoi Nuhiu.

Në konkursin e fundit për polic u pranuan 660 kandidatë. Sipas Nuhiut, trajnimin do ta fillojnë rreth 160 shqiptar nga numri i përgjithshëm i kandidatëve/TV21

https://youtu.be/_el4h0i9IzU

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *