Wednesday , August 4 2021

SKANDAL: Në Tetovë janë ndajtë ndihma sociale dy vjet pas vdekjes së personave

134 nga Tetova kanë marr ndihmë sociale dy vjet pas vdekjes, kumtoi sot ministrja për Punë dhe Politikë Sociale Frosina Remenski, transmeton Portalb.

Në konferencë për shtyp ajo tha se në Qendrën për ndihmë sociale edhe pse kanë pasur njohuri se personat kanë vdekur kanë vazhduar ta paguajnë ndihmën sociale.

“Shërbimet tona kanë bërë kontrolle në disa Qendra të ndihmës sociale dhe kanë gjetur numër të madh të keqpërdorimeve. 134 persona nga Tetova kanë marrë ndihmë sociale gati dy vjet pas vdekjes, ndërkaq një pjesë e tyre ende gjendet në Listën e zgjedhësve. Kjo është vetëm një pjesë nga ajo që kemi gjetur, ndërkaq ditëve në vijim do të gjejmë keqpërdorime edhe në qytete tjera”, tha Remenski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *