Saturday , June 19 2021

SKANDAL: MPB cakton jashtë kushtetutës kategori “Maqedonas musliman”

Kushtetuta e vendit është shnërruar në një letër pa vlerë. Institucionet më të larta shtetërore, që nga qeveria, ministritë dhe dikastere tjera po shkelin Kushtetutën dhe ligjet pozitive për çdo ditë, shkruan Fakte. Rasti i fundit ishte sot, kur në tabelën me të dhëna për kandidatët për polic u paraqit edhe një grafë e re “maqedonas musliman” për përkatësinë etnike.

Sipas MPB, në konkurs janë paraqitur gjithsejt 3972 kandidat, prej të cilëve:

– 3063 maqedonas

– 11 maqedonas musliman

– 617 shqiptarë

– 120 turq

– 36 romë

– 49 serb

– 49 boshnjak

– 22 vllehë dhe

– 1 kroat.

Ndryshe, sot ishte faza e dytë e eliminimeve, ndërsa kandidatët shqiptarë para mediave u shprehën se janë të vetëdijshëm se edhe nëse i kalojnë ushtrimet fizike, vendimtare do të jetë nëse do të intervenojë partia në pushtet./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *