Tuesday , June 22 2021

SKANDAL: Ministrat Neziri dhe Kuçi dhanë 5.4 milion euro për “Makedonsko sello”

Ministria e ekonomisë tradicionalisht udhëhiqet nga ministra shqiotarë të BDI-së nga Çairi. Më parë ishte Valon Saraçini, pastaj Bekim Neziri dhe së fundmi Driton Kuçi, shkruan Fakte. Edhepse për çështje të rëndësishme shtetërore gjithmonë ka vendosur zv.kryeministri për çështje ekonomike Vlladimir Peshevski, ministrat shqiptarë kishin në disponim disa tenderë, sa për të pasur arsye për grindje të ndërsjelltë, pasurim klanor e individual dhe hipotekim tek partneri maqedonas.

Por ajo që të vret syrin janë projektet monoetnike si “Makedonsko Sello” në Nerez të Epërm në Shkup. Fakte shkruan se ky projekt i finansuar nga buxheti i shtetit, ka kushtuar 5.4 milion euro, dhe qeveria ka vendosur t’ia jep në menaxhim ish kryetarit të komunës qendër nga radhët e VMRO-së Vlladimir Todoroviq, përndryshe pronar i zinxhirit të marketeve “Tineks”, për qira prej 3500 euro.

Shtrohet pyetja: Si mundet ministra shqiotarë nga balta e Çairit të ndajnë 5.4 milion euro nga paratë (edhe) të shqiotarëve për një projekt si “Makedonsko sello” dhe t’ia japin Todoroviqit, ndërkohë që në mahallën ku jetojnë vërshimet, balta dhe mizeria kanë kapluar jetën e shqiotarëve?!/FAKTE.Net

received_1589776174654291 received_1589776171320958 received_1589776191320956 kukji-mak-selo-april-01 makedonsko_selo_3 133226836 133226837 2016-07-10 11.15.55 2016-07-10 11.15.18 2016-07-10 11.14.42

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *