Wednesday , August 4 2021

SKANDAL: Lirohet nga burgu vrasësi i Komandant “Shqiponjës”, Bajram Limani

Në përvjetorin e vrasjes së Komandant “Shqiponjës” – Xhemail Rexhepi, me urdhër të BDI-së gjykatësja Gjylsime Shabani ka nënshkruar lirimin nga parapurgimi të vrasësit të “Shqiponjës”, Bajram Limani, njofton ekskluzivisht Fakte. Limani mbrëmë vonë është liruar nga paraburgimi dhe është përcjellur për në shtëpinë e tij në fshatin Llojan, ku do të jetë në burg shtëpiak.

Ndryshë sot është bërë një vit nga vrasja e Xhemail Rexhepit “Shqiponjës”, i cili u vra në një lokal të Kumanovës pas një zënke banale nga i autorizuari i Ali Ahmetit për të ruajtur “tronin” e BDI-së në Kumanovë, Bajram Limani. Akademia solemne fillon sot në ora 18 tek Pallati i ish-komitetit në Kumanovë./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *