Saturday , June 19 2021

SKANDAL: Kryetari i Gjilanit takon Zoran Damjanovskin, por Jo edhe Sadulla Durakun

Në kuadër të bashkëpunimit të mikro-regjionit Gjilan-Preshevë, Kumanovë-Tregovishtë, në të cilin regjion janë të përfshira 17 komuna, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka takuar sot në takime të ndara kryetarin e Kumanovës, Zoran Damjanovski por jo edhe atë të Likovës, Sadulla Durakun, raporton Fakte.

Gjatë takimit me kryetarin e Kumanovës është diskutuar për hapjen e pikës kufitare Stançiq-Bellanoc, i cili është në fazën finale, duke u potencuar se do të lehtësoj udhëtimin e banorëve Gjilan-Kumanovë.

Po ashtu, në këtë takim është folur edhe për përgatitjet e projekteve të përbashkëta regjionale, derisa u dakorduan që të nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi në të ardhmen e afërt.

Edhe pse fillimisht ishte planifikuar takim edhe me kryetarin e komunës së Likovës Sadulla Duraku, pasi që rruga dhe pika që lidhë Bellanocin me Stançoçin bie në komunën e Likovës, ky takim nuk u realizua. Nuk bën publike shkaqet e anulimit të këtij takimi, ndërkohë u tentua që ky fakt të fshihet nga opinioni./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *