Sunday , April 18 2021

SKANDAL: Komuna e Dibrës varrezat shqiptare i shëndërron në varreza osmane

Skandal nga Komuna e Dibrës, dhe kjo ka ndodhur me varrezat e kësaj komune, që është një nga qendrat e mirënjohura mbarëshqiptare.

Sipas një projekti të realizuar, komuna e Dibrës me kryetarin Ruzhdi Lata pranon që varrezat të quhen Varrezat Osmane, vetëm për të pranuar doancionin nga agjencia turke për zhvillim TIKA. Përveç këtij skandali që ka të bëjë me asgjësimin e trungut shqiptar të këtyre varrezave, nuk jepen detaje se për çfarë arsye kryetari i komunës ka pranuar këtë ndryshim, por edhe se para janë ndarë nga agjencia turke.

Qytetarët e Dibrës kanë reaguar ashpër në rrjetet sociale për këtë projekt.

Intelektuali dibran Bardhyl Marku shkruan ‘turpi i madh, varrezat në Dibër janë emërtuar- ‘varreza osmane’.

Edhe publicistja Adelina Marku shkruan ‘Këta varre nuk u studjuan kurrë në fakt! Doemos që aty ka varre ushtarësh të ushtrise otomane (të cilet ishin gjithashtu shqiptar të marrë si jeniçere nga otomanët që në femijëri-këtë e thotë historia, nuk e them unë!), doemos që aty ka varre shqiptarësh që kanë shkruar për dashurinë, e luftën kundër otomanëve e pushtuesve tjerë, doemos që aty ka varre nga Lufta e parë dhe e dytë botërore- por këto varre NUK KANË EKSKLUZIVITET OTOMAN!’’ përfundon reagimi i Adelina Marku në Facebook.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *