SHARE

Në kohën kur po bëhet ‘luftë’ e vërtetë për të furur në zbatim ligjin i cili avanson përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni, situata tragjikomike vërehen me përdorimin e gjuhës shqipe aty ku ajo në të kaluarën ka qenë e lejuar, shkruan Fakte. Më paradoksale është kur shtrembërim të skajshëm të shqipes bëjnë institucione të udhëhequra nga shqiptar.

Në dokument të Qytetit të Shkupit, me të cilin duhet të paguhet tatim i pronës, para këto që sipas ligjit i ndajnë qyteti i shkupit dhe komuna e saj (në këtë rast komuna e Çairit), emri i komunës shqiptare është shtrembëruar skajshmëriaht.

“Komuna e CHAIR…”, në vend të “Komuna e Çairit” është shkruar në vendimin për pagimin e tatimit. Nëse paraqiten të gjitha gabimet, si ato logjike, gramatikore, drejtëshkrimore…etj., kuptohet se edhe një fillorist do e shkruante më mirë dokumentin zyrtarë në gjuhën shqipe./FAKTE.Net

SHARE