Sunday , April 18 2021

SKANDAL: Komuna “Aerodrom” diskrimin etnik antikushtetues (dokument)

Komuna “Aerodrom” e Shkupit ka hapur disa shpallje për vende të lira puna, në të cilat kusht është të jesh maqedonas ose serb, shkruan Fakte. Kushtetuta e Maqedonisë është e prerë, duke përjashtuar çdo lloj të diskriminimit, qoftë ai etnik, fetar, gjinor apo tjetër. Kjo do të thotë se këto shpallje janë antikushtetuese dhe jolegale.

Deri më tani është bërë diskriminim ndaj shqiptarëve në të gjitha fushat (përveç disa të përkëdhelurve të BDI-së), por ky është rasti i parë në historinë e Maqedonisë që kjo po bëhet publikisht.

Ndryshe, koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së Talat Xhaferi dje për gazetën “Dnevnik” deklaroi se ligjet që BDI po i voton si rezultat i marrëveshjes ndërpartiake, të gjitha janë antikushtetuese.

Kohë më parë partnerët e koalicionit VMRO-BDI emëruan Komision të ri për luftë kundër diskriminimit dhe Kryetar të këtij komisioni vendosën antishqiptarin e deklaruar Toni Naunovski./FAKTE.Net

FB_IMG_1469813126356 FB_IMG_1469813122228 FB_IMG_1469813111248 FB_IMG_1469813104940image-0-02-01-afb0e3266717bc50ef6f5f53e85243dfa79d376050328a92b38613ca0e6ca7f4-V image-0-02-01-f32c5f450d81a4f3a5b7688b5fea39f18d72f6d7eae6b377082b49fcdffe0340-V image-0-02-01-14feb54519f2220283fa441743ca11b45de7eb6a17546a0e8e72e51a00053b70-V

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *