Tuesday , January 19 2021

Skandal: Ja me çfarë libra mësojnë nxënësit shqiptar në Maqedoni

Në kohë kur ministri i arsimit është shqiptar ja me çfarë libra mësojnë nxënësit shqiptar në Maqedoni. Problemi me librat për mësim nëpër shkollat fillore po zvarritet nga viti në vit. Ministri Pishtar Luftiu përfundimisht ka dështuar të pajisë shkollat me komplete të reja librash, transmeton Fakte.

Një javë pas fillimit të vitit shkollor 2016/2017, shkollat shqipe kanë edhe më tej mungesë të madhe librash, nxënësit mësojnë më tepër me libra të fotokopjuar se sa me libra origjinalë, ndërsa edhe kur ka tekste, pjesa dërmuese e tyre janë copë-copë për shkak të përdorimit të tejzgjatur. Edhepse është paraparë se sa gjenerata mund ta përdorin një libër, MASH ka dështuar plotësisht në furnizimin me kohë të nxënësve me libra. Ky problem është më i theksuar në shkollat me nxënës shqiptarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *