Saturday , June 19 2021

SKANDAL: Gruevski: Pranoj t’më arrestojnë, vetëm të mos u jepen të drejta shqiptarëve!

Kur shteti është i sulmuar, vetëm populli mundet ta mbrojë atë. Nuk munden vetëm politikanët, veçanërisht kur një pjesë e tyre mundohen ta mbrijnë atë, ndërsa një pjesë mundohen për të kundërtën.” – ka deklaruar Nikolla Gruevski, duke cekur se treni kryesor në zgjedhje është lëshuar ndërsa tani është treni i fundit, shkruan Fakte. “Të gjithë ata që planifikojnë ta mbrojnë vendin duke ndenjur në shtëpi me papuçe në këmbë duke shikuar televizion, janë në zhgënjim.” – ka deklaruar Gruevski duke u shprehur se “skenaristi” ka një plan me disa pika Maqedoninë.

Shkaku themelor për tërë operacionin, rrëzimin e pushtetit dhe sjelljen e Zoran Zaev në pushtet është ndërrimi i emrit dhe i identitetit të maqedonasve. Ky proces mund të sjellë edhe deri te humbja e shtetit.

Pas dygjuhësisë do të vijojë kantonizimi.

Operacioni është në katër faza:

1. Krijimi i krizës dhe destabilizimi

2. Kompromitimi i pushtetit dhe i instituciineve nëpërmjet luftës speciale psikologjike

3. Zgjedhje dhe ndryshim të pushtetit dhe eliminimi i saj dhe

4. Realizimi i qëllimeve.

Mos të del se nuk ju kam thënë. Duke e lënë shumicën e popullit në opozitë, ata do ta marin shtetin, do ta ridefinojnë dhe do të udhëheqin me popullin. Viktima e parë është gjuha. Por ky është vetëm fillimi.” – ka shkruar përveç tjerash kreu i VMRO-DPMNE-sē, Nikolla Gruevski.

Gruevski gjithashtu ka akuzuar “një ambasador” se përveç që ka prokurorinë e tij në Maqedoni, ai do të ketë edhe qeverinë, edhe gjykatat dhe institucionet tjera, në LSDM bën qeveri me shqiotarët, duke i ofruar LSDM-së mbështetje të “qeverisë së pakicës”, vetëm të mos sjell ligjin e gjuhës dhe të mos lëshojë pe ndaj shqiptarëve. Madje Gruevski është i gatshëm ta arrestojnë dhe maltretojnë, vetëm dhe vetëm mos u jepen të drejta shqiptarëve./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *