Thursday , June 24 2021

SKANDAL: Gazetari pro-qeveritar Nedelkovski kërcënon ambasadorin amerikan Bejli (foto)

Një ndër megafonët më të zëshëm të kësaj qeveria, “gazetari” Milenko Nedelkovski i është kërcënuar publikisht ambasadës amerikane në Maqedoni dhe ambasadorit Xhes Bejli, raporton Fakte. Ai ka shkruar se herën e parë kur i është vënë flaka ambasadës, kanë shpëtuar lehtë ndërsa kësaj radhe do të jetë shumë më keq, duke u kërcënuar se do t’i djegin të gjallë ambasadorin dhe stafin tjetër në ambasadë.

Në kohën e bombardimeve të caqeve të caktuara serbe nga aeroplanë e forcave perendimore për shkak të genocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës, një grup qytetarë të Maqedonisë ndër të cilët edhe gazetarë (Dragan Pavloviq Llatas dhe të tjerë) vunë në flakë ambasadën amerikane në Shkup. Fatmirësisht nuk pati të lënduar dhe viktima./FAKTE.Net

2016-07-10 09.20.21

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *