Tuesday , April 20 2021

SKANDAL: Fshihen shqiptarët nga Lista, dhe përsëri nuk ka marrëveshje

Mbaruan bisedimet maratonë për dalje nga kriza. Edhe pas presionit të paparë ndërkombëtar dhe negociatave të grupeve të punës të katër partive politike, marrëveshje nuk është arritut, raporton Fakte. Sipas ambasadorit të BE-së Aivo Orav, ka ngelur një çështje për të cilën palët nuk mund të merren vesh. Jozyrtarisht mësohet se kjo është çështja e kompetencave të ministrit të punëve të brendshme, që do duhej ta ketë opozita në 100 ditëshin para zgjedhjeve, si dhe tërheqjen e Ligjit të ri për punë të brendshme.

Ajo që befason është dakordimi i partive shqiptare për fshirjen e mbi 220 mijë qytetarëve, shumica apsolute e tyre shqiptarë, nga Lista zgjedhore. Sipas marrëveshjes, të gjithë gurbetçarët që pas vitit 1995 kanë shkuar në gurbet, do të fshihen nga lista zgjedhore dhe do të regjistrohen në listë të veçantë. Gjithashtu, 40 mijë qytetarë që nuk do të paraqiten në KSHZ në ditët e caktuara, do të fshihen nga Lista zgjedhore, raporton Fakte.

Sipas marrëveshjes parashihet formimi i një Trupi kontrollues me pesë anëtarë, nga një prej katër partive dhe një të përbashkët, që do të monitorojë punën e mediave në 100 ditëshin para zgjedhjeve.

Qeveria do të ketë mandat prej 100 ditësh dhe pritet të jetë funksionale nga Gushti, nëse zjedhjet do të mbahen brenda vitit. Nuk bëhet e ditur nëse PDSH do të ketë numër të barabartë të ministrave sikur PDSH, siç kishte kërkuar./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *