Sunday , April 18 2021

SKANDAL: Dy universitete me mbi 1700 studentë në objekt me disa zyra

Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë po vazhdon me skandalet e saj të njëpasnjëshme, shkruan Fakte. Pas hapjes kontraverse të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup dhe strehimin e kuadrove partiak të BDI-së në të, në mungesë të hapësirës për zhvillimin e procesit edukativo-arsimor, MASH ka vendosur që 1220 studentë që planifikohen për pranim, t’u bashkangjiten mbi 500 studentëve që aktualisht vijojnë ligjëratat në UEJL – Shkup.

Ndryshe, objekti që për momentin po shfrytëzon UEJL-Shkup është ish mini qendra tregtare “Most” në hyrje të Çarshisë së vjetër dhe ishte cak i kritikave të shumta pasi nuk plotëson asnjë kusht për të qenë objekt universitar./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *