Friday , April 23 2021

SKANDAL: Diskriminimi etnik, 0 denarë për komunat shqiptare! (tabela)

Përfitimet që komunat shqiptare do
të kenë nga bllok-dotacionet e parashikuara ne Buxhetin e vitin 2017 do të jetë minimale, madje në disa sektorë – të barabarta me zero denarë. Si mungesë e institucioneve nga njëra anë, apo edhe e vonçsave në procesin e decentralizmit, arsyetohen këto lloj formash të shpërndarjes së të hollave, por që nga ana tjetër, po të krahasohen me ato te komunave të tj era – disnivelet në shumat e akorduara jane te thella. Si rrjedhojë, shumica e komunave do te vazhdojnë të trashëgojnë problemet finaneiare të viteve paraardhëse dhe të menaxhojnë me vështirësi institucionet e hapura rishtazi, transmeton Fakte. Probleme në mirëmbajtjen e instit^cioneve, pagimin e faturave, apo zhvillimin e manifestimeve dhe aktiviteteve te ndryshme kulturore. Me pak ose aspak, shume komuna shqiptare nirale apo urbane kanë marrë në sektore që lidhen me kulturën apo mbrojtjen e fëmijëve, arsimin e kështu me radhë. Per shembull, nëse Komunës së Sarajit në sektorin e mbrojtjes së fëmijëve shuma e bllok-dotacioneve nuk arrin as tre тШопе denarë, apo është e njëjtë me ate të Komunës Çuçer Sandevë, në një tjetër komunë, ate të Vevçanit, kjo shifër i kalon tre milionë denarët. Komuna që do të arkëtojë një shumë pak me të madhe se të tjerat në buxhetin e saj falë të ardhurave nga dotacionet është ajo e Tetovës (35.900.000denarë), shumë kjo që po të krahasohet me ate te komunave të tjera – është më e vogël sesa ajo që ndahet per Komunën e Strumicës
(38.490.000 denarë) ose Shtipit (68.680.00 denarë).
Vërejtje per shpëmdarje disproporcionale të buxhetit kishte edhe gate diskutimit të tij në Parlament, edhe pse nga BDI thone se sa 1 takon blok-dotacioneve, përqindja që marrin komunat që drejtohen nga shqiptarë përbën 27 per qind nga shuma e pergjithshme e dotacioneve te parapara në Buxhet, përcjell Fakte. Ndërsa per drejtues -të komunave, forma e shpëmdarjes së të hollave dhe ato që përfitojnë çdo vit nga dotacionet nuk është jo vetëm e pamjaftueshme, por edhe e padrejtë. Kryetari i Komunës së Sarajit, Bekim Murati, pohon se edhe pse
përllogaritjet bëhen në bazë të numrit të femijëve, kur jane në pyetje sektorë
të arsimit parashkollor dhe fillor, shumat jane jashtezakonisht të vogla dhe nuk arsyetojnë shpenzimet reale që bën një komunë. “Bllok dotacionet shpërndahen në formë jo të drejtë dhe jo të balancuar dhe absolutisht ajo që ne përfitojmë në raport me komunat maqedonase, është me e vogël. Me ato qe marrim ne, nuk arrijmë të justifikojmë harxhimet reale
që i kemi e që jane me të mëdha. Kemi kërkuar shumë here që kjo situate
të ndiyshojë, per shembull përjashtim bën çerdhja e hapur që është institucion me i ri dhe mundohemi qe të mos krijojmë borxhe, ashtu si edhe me te tjerat”, thotë Murati.

Sa i takon dotacioneve në kulturë, në të gjitha komunat shqiptare, përvreç Vrapçishtit, shuma që akordohet
është zero denare. Per manifestimet që organizohen prej tyre, ato konkurrojne me projekte në Ministrinë e Kulturës dhe per pjesën me të madhe – vështirësitë në flnancimin e aktiviteteve kulturore bëhen me të thella çdo vit. Per shembull, në Dibër, Strugë e qytete të tjera shumë manifestime apo festivale tradicionale, shoqëri e grupe artistike rrezikojnë të mbyllen per shkak te reduktimit të buxhetit që i vihet në dispozicion, por edhe të paaftësisë së komunave per t’i financuar.
Sa i takon komunave maqedonase, duke veçuar Qytetin e Shkupit, qe ka edhe buxhetin me të lartë në kulturë, mjetet e akorduara i Kalojnë edhe tetë milionë denarë, sic është rasti me Komunën e Prilepit, Koçanit (mbi б milionë), ndërsa shuma me e vogël që akordohet në kulturë është ajo prej 1.470.000 denarë në Komunën e Vrapçishtit./Koha

image-0-02-05-fa3edba9c407fe6748ed1d425466ec8d714ab3022f6e7b78c9768a8194a994a5-vimage-0-02-05-ee1554eb75887903d489533819b457d5dbececc10da2c0e66c385f7eb3145020-v

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *