Çdo 36 orë, një vajzë aborton në Maqedoni

Sipas statistikave zyrtare, në Maqedoni vitin e kaluar kanë abortuar 217 vajza më të reja se 20 vjeç dhe ky numër është në rritje për çdo vit, shkruan Fakte. Vajza adoleshente shpesh e ndërprejnë shtatzaninë në Klinikën për gjinekologji dhe një pjesë e madhe e tyre këtë e bëjnë pas disa muajve shtatzani, për shkak të komplicitetit më të madh në muajt e parë, që i detyron ta fshehin këtë problem nga prindërit.

Në vitin 2008, për shembull, numri i vajzave adoleshente që kanë ndërprerë shtatzaninë ka qenë 146, por ky numër po rritet për çdo vit. Sipas mjekëve kjo vjen si pasojë e mungesës së edukatës seksuale dhe raportit fëmijë-prind.

Numri i përgjithshëm i aborteve në vitin e kaluar është 4387, ndërsa i vajzave nën 20 vjeç – 217, që i bie se çdo 36 orë një vajzë e re aborton në Maqedoni./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *