Saturday , July 24 2021

SKANDAL: BDI-ja shfrytëzon shkollat dhe çerdhet e fëmijëve për fushatë parazgjedhore (Video)

Sektori civil dhe organizatat monitoruese të zgjedhjeve janë shprehur të tronditur nga pamjet e publikuara dje në Televizionin Shenja ku kandidatet femra nga radhët e BDI-së bëjnë fushatë në shkolla të mesme dhe çerdhe të fëmijëve edhe atë jo vetëm në objekte por edhe në prani të fëmijëve të moshës 3-4 vjeçare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërkaq nga Ambasada e Fëmijëve “Megjashi” thonë që do ta shqyrtojnë rastin, ndërsa janë decid se veprimet e këtilla janë rreptësisht të ndaluara. Nga Iniciativa Qytetare “Civil”, e cila monitoron fushatën dhe zgjedhjet, thonë që ky rast duhet që urgjentisht të sanksionohet dhe bëjnë apel të reagojnë institucionet kompetente. Veprimet e këtilla, thonë nga Civil, janë reptësisht të ndaluara.

Nga Ambasada e Parë e Fëmijëve “Megjashi” për Tv Shenjën nuk deshën të komentojnë rastin të cilin thanë se do ta shqyrtojnë këto ditë, por ata ishin decid se keqpërdorimi i fëmijëve në fushatë ndalohet jo vetëm me ligjet vendore, por edhe me konventa ndërkombëtare.

Përndryshe, dje në një nga faqet e shfrytëzuara nga BDI në Facebook u postuan fotografi të kandidateve femra për deputetë në njësinë e gjashtë zgjedhore në takime në shkolla të mesme dhe çerdhe të fëmijëve në Tetovë. Vetë postuesi konfirmon se këto pamje janë në kuadër të fushatës parazgjedhore./Telegrafi

output_grkovd

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *