Gazeta pro-qeveritare “Dnevnik” sapo ka lajmëruar se partitë shqiptare BDI dhe PDSH nuk do të propozojnë kuadro për ad-hoc trupin për mbikëqyrje të mediumeve, që do të formohet si rezultat i Marrëveshjes së fundit politike, shkruan Fakte. Sipas këtij mediumi, partitë shqiptare, gjoja nuk kanë shprehur interesim për të kandiduar përfaqësues pasi bëheshka fjalë për organ të përkohshëm.
Kështu, tani OBRM-PDUKM do të propozojë dy anëtarë dhe kryetarin, ndërsa LSDM dy anëtarë. Sipas marrëveshjes më së paku një nga këto pesë veta duhet të jetë shqiptarë dhe nuk bëhet e ditur nëse Gruevski ose Zaevi do ta propozojnë shqiptarin.
Ndryshe, sipas Marrëveshjes (së re) të Përzhinos, duhet të formohet ad-hoc trup prej pesë anëtarë dhe kryetar për të mbikqyrur punën e mediumeve. Opinioni i gjërë reagoi negativisht pas këtij vendimi pasi thellohet ndikimi i partive politike në mediume./FAKTE.Net