Monday , April 19 2021

SKANDAL: Autobusi vetëm për serbët e Novobërdës, jo për shqiptarët (video)

Nga Komuna e Novobërdës e deri në rrugën kryesore, në magjistralen Gjilan-Prishtinë, qytetarëve iu duhet të bëjnë 13 kilometra në këmbë, pasi që tash e tre muaj në këtë komunë nuk ka autobusë.

Dihet që në Komunën Novobërdës, veç banorëve shqiptarë ka edhe banorë serbë e romë, por fatin e njëjtë sikur romët e shqiptarët që të bëjnë në këmbë 13 kilometra rrugë, e që shpeshherë presin edhe mëshirën e atyre që udhëtojnë me veturë, nuk po e kanë edhe komuniteti serbë, pasi që ekziston autobusi për këtë komunitet, thonë burime të KosovaPress.

Banorët e Komunës së Novobërdës të cilët nuk deshën që të prononcohen para kamerave i kanë thënë KosovaPress, se autobusi po ekziston për serbët, por jo edhe për shqiptarët e romët.

Në zyrën e kryetarit, Svetisllav Ivanoviq u pa Sanije Jashari, banore e fshatit Boston nga Komuna e Novobërdës, e cila kishte shkuar që të kërkojë nga kryetari t’i bëhet një zgjidhje për transport.

Por kontakti me kryetarin për Sanijen qe i pa mundur. Kështu i tha KosovaPress-it, Sanije Jashari pasi doli nga zyra e kryetarit.Ajo tha se jeta në këtë komunë për banorët po shndërrohet në burg.

Të njëjtin hallë e pati edhe Hafiz Jashri. Ai tha për KosovaPress tha se nëse dikush sëmuret nuk kanë si ta dërgojnë te mjeku.

Ivanvoiq për KosovaPress tha se kjo nuk është e vërtetë dhe nëse do të ekzistonte një transport, atëherë do të përdorej nga të gjithë banorët.

I pyetur se pse po ekziston linja e autobusit vetëm për qytetarët serbë, i pari i Komunës së Novobërdës, tha se nuk ekziston një transport vetëm për serbët.

Mos ekzistimin e autobusëve vetëm për serbët, nuk po e thotë edhe nënkryetari i Komunës së Novobërdës, Bajrush Ymeri.

Ymeri ka treguar se vite më parë ka qenë transporti humanitar të cilin e kanë përdorur shqiptarët, serbët dhe romët, ku ka theksuar se ky transport ka ofruar komunitetet mes vete. Ymeri tregoi për KosovaPress, se autobusët të cilët bartin qytetarët serbë, kanë shoferët shqiptarë.

Kompania që sipas Ministrisë së Infrastrukturës ka dal më e lira, është ankuar në OSHP, dhe se pritet një vendim nga OSHP, e që nënkryetari Ymeri po shpreson që vendimi të jetë pozitiv, pasi që siç tha ai, në rast se vendimi është negativ, atëherë procedurat do të shtyhen, kurse, pasojat do t’i bartin vetëm qytetarët./KosovaPress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *