Tuesday , January 26 2021

SKANDAL: 7 punësime në Postën e Manastirit, të gjithë të VMRO-së

Sipas konkursit të shpallur kohë me parë për pranimin e shtatë sportelistëve në Postën e Manastirit, këto ditë është kryer
pranaimi i kandidatëve që kishin aplikuar, transmeton Fakte. Për befasi
të të gjithëve, Postës së Manastirit, sipas ndarjes së kulaçit, i kanë takuar vetëm shtatë vende pune dhe jane pranuar po aq aplikantë. Në mesin e shtatë sportelistëve të pranuar, nuk ka asnjë shqiptarë, edhe pse kishin aplikuar një numër i madh shqiptarësh të rinj.
Të shtatë sportelistët të pranuar janë nga radhët e VMRO-DPMNE-së. Ky edhe është shkaku që shqiptarët reagojnë, duke u shprehur se, kur punëdhënësi kishte në
plan t’i pranojë shtatë sportelistët e VMRO DPMNE-së, pse shpallej konkursi. Me shpresë se ndoshta ta zgjidhim problemin me të madh, iu nenshtruam edhe testimit per të cilin ishim të detyruar të udhëtojmë deri në Shkup dhe t’u nenshtrohemi shpenzimeve të kota,
që janë diku rreth 2000 denarë. Që të gjithë janë të mendimit se, edhe pse kanë të drejtë të parashtrojnë ankesa, ata
tërhiqen nga kjo e drejtë duke konstatuar se është e kotë të ankohet kur asnjë ankesë e askjujt deri tani nuk është zgjidhur si duhet./Koha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *