Saturday , July 24 2021

SKANDAL: 500 banesa sociale, asnjë për shqiptarët

Deri më tani janë ndërtuar rreth 700 banesa nëpër Maqedoni për grupet e ndjeshme sociale, momentalisht ndërtohen rreth 123 banesa, ndërsa së shpejti duhet të fillojë ndërtimi edhe i 500 banesave të reja, deklaroi kryetari i Qeverisë, Emil Dimitriev pas një vizite të Agjencisë për ekonomizim me hapësirën banesore dhe afariste të Republikës së Maqedonisë, transmeton Fakte.

“Në fushën e ndërtimit të banesave për kategoritë e ndjeshme të qytetarëve deri më tani janë ndërtuar rreth 700 banesa nëpër Republikën e Maqedonisë. Momentalisht ndërtohen rreth 123 banesa në Koçan, Makedonski Brod dhe Gostivar, ndërsa në periudhën e ardhshme duhet të fillojë ndërtimi i 500 banesave në Shkup, Vinicë, Sveti Nikole, Pehçevë dhe në Probishtip”, theksoi Dimitriev.

Ai vlerësoi se dinamikë të mirë ka edhe në pjesën e ndërtimit të banesave për çifte të reja martesore. Lidhur me ndërtimin e garazheve në kate, Dimitriev theksoi se deri më tani ndërmarrja ka ndërtuar dy garazhe në kate, me të cilat janë siguruar mbi 700 vende parkimi, ndërsa rreth 60 për qind është procesi i ndërtimit edhe i garazhës së tretë në kate, e cila do të përfundojë për një kohë të shkurtër dhe do të sigurojë 200 vende parkimi shtesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *