Wednesday , June 23 2021

SKANDAL: 102 NXËNËS SHQIPTARË TË GJIMNAZIT TË VELESIT, GATI GJITHA LËNDËT I NDJEKIN NË GJUHËN MAQEDONASE (video)

26 nxënësit e vitit të katërt të paraleles me mësim në gjuhën shqipe sot të gjitha orët i kanë pasur në gjuhën maqedonase. Ata thonë se të gjithë profesorët që u japin mësim janë maqedonas, përveç profesorit të lëndës së gjuhës shqipe.  Bëhet fjalë për 102 nxënës shqiptarë nga katër paralelet që janë nga viti i parë deri në vitin e katërt. Ata thonë se kanë vështirësi me gjuhën maqedonase dhe se kjo reflektohet edhe në suksesin e tyre.

Prindërit thonë se nëse nuk sigurohen kushtet që fëmijët e tyre të ndjekin mësimin në gjuhën amtare, atëherë ata nuk do ti lëshojnë që të shkojnë në shkollë.

Drejtori i gjimnazit, Sllavço Davitkovski thotë se në konkurset e hapura prioritet kanë pasur kuadrot shqiptare, por sipas tij, nuk kanë aplikuar personat e duhur për lëndët e caktuara.

“Në konkurs kur paraqitet profesor që plotëson kushtet nga nacionaliteti maqedonas është i pranuar sepse ka përparsi, mirëpo tani nuk kemi të paraqitur. Kemi njohuri se janë duke mbaruar studimet dhe nëse deri në konkurin e ardhshëm diplomojnë ne jemi të hapur ti pranojmë”, tha ai.

Ministria e Arsimit thotë se është e njohur me këtë problematikë, por nuk ka ndonjë zgjidhje.

“Ne kemi pasur një takim me përgjegjësit e kësaj shkolle dhe me arsimtarin ku kanë kërkuar mbështetjen tonë. Ne si ministri jemi të gatshëm që ti ndihmojmë, mirëpo problemi ka qenë i mëhershëm ku arsimtarët e Velesit nuk shkojnë vetëm për disa orë dhe apeloj që arsimtarët që kanë mundësi të shkojnë me mbajt orë”, tha ministri Pishtar Lutfiu.

Ndërkohë ka reaguar UNIONI I NXËNËSVE SHQIPTAR ku thonë se shoqërisë shqiptare i mohohet shkollimi në gjuhën amtare, dhe apelojnë që pushteti qendror , pushteti lokal drejtoria e shkollës të vendosin mbi gjendjen e hidhur të nxënësve shqiptar në Veles./TV21

https://youtu.be/Dslrn4uVGzs

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *