Saturday , June 19 2021

Skadon afati për zgjedhjet e rregullta lokale

Sonte në mesnatë kalon afati i rregullt për shpalljen e zgjedhjeve të rregullta lokale. Sipas kodit zgjedhor, afati i fundit për mbajtjen e zgjedhjeve lokale është  7 ose 14 maj, por kjo vështirë se mund të arrihet sepse neni 12 i Kodit zgjedhorë përcakton qartë se kryetari i parlamentit shpallë vendim për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, për kryetarë dhe këshilltarë komunal, në afat më së voni 70 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale. Nga KSHZ thonë se nuk është asgjë në duart e tyre, dhe se ata nuk mund të fillojnë punën pa marrë aktin e shpalljes së zgjedhjeve nga kryetari i Kuvendit.

 “Duke pasur parasysh se me aktin e shpalljes së zgjedhjeve parashikohet data e mbajtjes dhe dita kur do të fillojnë të rrjedhin afatet, KSHZ-së i mbetet që ta presë këtë akt që të fillojë me veprimtarinë zgjedhore”, kanë thënë nga KSHZ.

Pasiqë ende nuk është zgjedhur kryetari i Kuvendit, dhe ende nuk dihet asgjë konkrete nëse kjo do të ndodhë dhe kur do të ndodhë, nga KSHZ, potencojnë se Kodi zgjedhor nuk parashikon hapa konkret në raste të këtilla.

 “Kodi zgjedhor parashikon se nga dita e shpalljes së ditës së mbajtjes së zgjedhjeve, nuk mund të kalojnë më shumë se 70 ditë, por as më pak se 70 ditë. Kodi zgjedhor nuk parashikon çka do të ndërmerret nëse tejkalohen këto afate”, kanë thënë nga KSHZ.

Sipas Kodit zgjedhor, zgjedhjet lokale shpallen vetëm nga kryetari i Kuvendit. Për shtyerjen e zgjedhjeve lokale Kuvendi duhet të hapë kodin zgjedhorë dhe të intervenojë me ndryshime të reja për shtyrjen e zgjedhjeve për një afat shtesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *