Thursday , June 24 2021

S’ka kush e ndal dhunën policore ndaj Grupit të Kumanovës, Sokoli në gjendje të rëndë

Pritet të anulohet senca gjyqësore e rastit të Kumanovës për shkak se të akuzuarit janë ankuar që nuk janë në gjedje të mire fizike dhe psiqike, siq thonë ata nga maltretimet që ju kanë bërë sot gjatë rrugës prej burgut deri në gjykatë, transmeton Fakte.

Avokatet mbrojtes kanë kërkuar ndihmën e shpejtë për dhënien e ndihmës për 5 të akuzuarit, ku më i dëmtuari sipas tyre është Sami Ukshini.

Mjekët e urgjencës me auto ambulancë arritën në Gjykatën Themelore të Shkupit, duke i’u drejtuar sallës ku janë të akuzuarit.

Seanca gjyqësore e rastit të Kumanovës po vazhdon edhe sot me dyer të mbyllura për shkak se dëshmitarët e mbrojtur pritet të japin dëshmitë e tyre, policet e plagosur që kanë marrë pjesë në ngjarjen 9 majit të vitit të kaluar./TV21

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *