Thursday , August 5 2021

Singapori konfirmon njohjen e pavarësisë së Kosovës (Foto)

Republika e Singaporit sot zyrtarisht ka njohur pavarësinë e Kosovës, duke u bërë kështu shteti i 113 që ka njohur Kosovën që nga shpallja e pavarësisë së saj.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Por një gjë e tillë është bërë e ditur edhe në faqen zyrtare të Qeverisë së Singaporit ku shkruan:
“Qeveria e Republikës së Singaporit dhe Qeveria e Republikës së Kosovës kanë vendosur marrëdhënie diplomatike nga 1 dhjetori 2016”, transmeton Telegrafi.

Singapori është i vendosur në Azinë Juglindore dhe ka popullsi prej 5.7 milionë banorësh. Singapori është një nga vendet më të zhvilluara në botë dhe nga GDP për kokë banori është vendi i 3-të në botë./Telegrafi/

sss212121

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *