Thursday , June 24 2021

Si do të kërkoj vota shefi i shtabit të BDI-së në Kumanovë?

Pas zhvillimeve të fundit, e posaçërisht pas  ngjarjeve të 09 dhe 10 majit në Lagje të Trimave në Kumanovë, a do ta ketë të lehtë që Zejnulla Ganiu, (i emëruar për shef shtabi i BDI-së në Kumanovë), të kërkojë vota nga elektorati në Kumanovë? Ganiu i takon grupit i cili tentoi të merrte kryesimin e degës së Kumanovës, betejë kjo e cila përfundoi me viktimë, vrasjen e oponentit të tyre Komandant Shqiponjës, vrasje kjo e cila ka irrituar shumë qytetarët e Kumanovës.

Lagjja e Trimave është kapitull më vete, aty prej ku vjen edhe vetë Zejnulla Ganiu. Si do të arsyetohet Ganiu para qytetarëve dhe banorëve të Lagjes së Trimave me mos vizitën e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti në Lagje të Trimave? Ganiu është mikpritës. Të gjithë funksionarët e BDI-së të cilët shkonin në Lagje të Trimave për t’i provuar pulsin banorëve, ai i “strehonte” fillimisht të çajtoren e tij e cila ndodhet pak metra më poshtë nga rruga në të cilën u zhvillua beteja e Kumanovës.

Përgjigje dhe përgjegjësi për aksionet policore?

Cila do të jetë përgjigjja dhe përgjegjësia e Ganiut për aksionet policore të zhvilluara pa ndërprerje nëpër rajonet e Kumanovës gjatë kësaj Qeverisje, akcione të cilat në të shumtën e rasteve mbajnë edhe vulën e BDI-së!

Para se Zejnulla Ganiu të merr guximin për të kërkuar votat e shqiptarëve në Kumanovë, duhet fillimisht t’i përgjigjet pyetjeve të cilat i shtron Fakte.net.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *